
unë eksploroj dimensionin e ri të shikimit të televizionit

Cilësi e verifikuar.
Brend i ri.
Nga prodhuesi i katërt më i madh i TV në botë, kompania Hisense, e cila ka punuar me përkushtim për inovacion në elektronikë, vjen OZON – një brend me një ofertë të gjithanshme dhe specifikacione që tejkalonë ato të televizionit tuaj të mëparshëm.

Cilësi që bie në sy
Ne nuk bëjmë kompromis për cilësinë. TV OZON prodhohen dhe montohen në fabrikat e Hisense me kontroll të cilësisë pa asnjë të metë, jo vetëm të materialeve, por të të gjithë procesit të prodhimit. Pajisjet OZON përfshijnë panele të klasit të parë dhe softuer më të shpejtë, ndërsa specifikimet e tyre ofrojnë një zgjedhje unike të adaptueshme për secilën shtëpi.
Mundësia e fitimit të zemrës suaj
Me një meny të thjeshtë të përdoruesit që lejon që çdo opsion të jetë i arritshëm në vetëm disa klikime, për shkak të teknologjive të implementuara me cilësi të lartë, TV OZON do të përmbushë shpejt të gjitha pritjet dhe kërkesat tuaja, saktë dhe me efikasitet. Zgjedhja e madhësive të ndryshme i bën këto TV të përshtatshëm për secilën dhomë në shtëpinë tuaj – duke filluar nga dhoma e pritjes deri tek dhoma e fëmijëve, ose dhoma e gjumit, me një çmim të përshtatshëm për buxhetin e familjes tuaj.


Shijoni përparësitë e pajisjeve Smart
TV OZON mundësohet nga një platformë VIDAA që funksionon në mënyre superiore . VIDAA bashkon Netflix, Youtube dhe shumë aplikacione të tjera, një gamë lojrash dhe një shfletues të hapur për të shfletuar faqet e juaja të preferuara në internet, ku aktivitetet gjatë kohës së lirë mund ti përjetoni në një nivel krejt tjetër.

Të gjitha rreth elektronikës
Ajo që dikur ishte një pike afrimi, sot është një set televizioni. Është një pikë lidhëse në secilën dhomë të pritjes, duke bashkuar familjen, duke krijuar lidhje, duke bërë të mundur që jo vetëm të kemi momente të këndshme, por edhe të krijojmë kujtime të reja familjare.



Përjetoni horizonte të reja
Tejkaloni funksionet standarde të TV duke përdorur pajisje Smart nga oferta OZON. Lejoni që TV juaj të jetë një mjet për eksperienca të reja në internet, për të shikuar seritë Netflix dhe video në Youtube. Lejoni të bëhet qendra e shtëpisë tuaj, një urë lidhëse ku e tërë familja mblidhet përreth.
Kyquni dhe llastoni veten
Madhësitë e vogla dhe të mëdha, cilësia e verifikuar dhe opsionet Smart do të tejkalojnë pritjet edhe të atyre klientëve që kanë më shumë kërkesa gjatë blerjes, pavarësisht nëse kërkoni një TV për të shikuar programe televizive në dhomën tuaj të gjumit ose dëshironi t’i siguroni fëmijës tuaj TV e tij apo saj, apo keni vendosur të sjellni diçka të re në dhomën tuaj të pritjes duke vendosur një set televizioni.


Hapni botën e imagjinatës
Me ndihmën e TV tuaj, ju mund të udhëtoni në botë nga komoditeti i shtëpisë tuaj! Portet HDMI dhe USB do t’ju lejojnë të shijoni përmbajtje video me cilësi nga pajisjet e tjera dhe lundroni internetin në një madhësi ekrani më të madh, duke hapur dyert për eksperienca të reja si pyjet e largëta të shiut, zonat malore të mbuluara nga dëbora, si dhe të gjitha vendet e tjera të fshehura të globit.
Lundroni drejt një cilësie superiore
Dizajn kompakt, raport i shkëlqyeshëm çmim / cilësi dhe një bollëk funksionesh bëjnë që TV OZON të jetë një zgjedhje ideale për secilën dhomë në shtëpinë tuaj – vendosen me lehtësi në dhoma dite më të mëdha, por gjithashtu vendosen me lehtësi në dhoma më të vogla.


Shikoni të gjithë ofertën e OZON TV
dhe zgjedhni modelin që përputhet me nevojat tuaja në mënyrën më të mirë.